Tek popullata më e re në vend janë regjistruar 1068 raste me Kovid, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
“Kemi 1068 të infektuar tek popullata e re. Në Kozle trajtohen 23 fëmijë, dy prej tyre janë në oksigjeno terapi. Kemi edhe një foshnje 2 muajsh e shtruar për kurim në Kozle. Skriningu është kryer në shumë shkolla, janë testuar mbi 5000 fëmijë, prej të cilëve vetëm 15 kanë rezultuar pozitiv”, deklaroi Filipçe.
Comments are closed for this post.