Era Istrefi dje ka treguar me anë të një postimi në InstaStory që është vaksionuar

Tani këngëtarja kosovare, e cila mori famë ndërkombëtare nga Kosova, ka postuar një foto tani pasi që ka marrë vaksinën.

“Ndihem normal pasi mora vaksinën kundër Covid. Për ata që me pyetën, ishte Pfizer. Ju dëshiroj shëndet të mirë”, ka shkruar mbi fotografi Era.

Nuk dihet ku e ka marrë këtë vaksinë Era, në Britani ku është duke kaluar shumicën e kohës kohëve të fundit apo në Amerikë.

Megjithatë, me këtë foto këngëtarja ka dashur që të inkurajojë të rinjtë që ta marrin atë.