Edhe sot në Shkup është thirrur protestë kundër propozimit francez që mundëson heqjen e vetos bullgare dhe nisjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Protesta është thirrur në ora 19.00, ndërsa ajo po mbështetet dhe po thirret edhe nga VMRO-DPMNE, “E Majta” dhe shoqata maqedonase.
“Vazhdojmë me protestën, e cila mendojmë se është e nevojshme në këtë moment kur po mbrohet identiteti maqedonas dhe se tani heshtja nuk është opsion, por sfidë dhe luftë për identitetin maqedonas. Fatkeqësisht, në shekullin 21 maqedonasit ende po luftojnë për identitetin e tyre maqedonas”, theksoi kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit të djeshëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ku ai shpalosi disa ndryshime dhe kushte për pranimin e këtij propozimi.
Comments are closed for this post.