Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se 14 dhjetori do të jetë ditë pune edhe për çerdhet e Maqedonisë.

MPPS i njoftoi drejtoritë e çerdheve se pas vendimit të Qeverisë në mbledhjen e 167-të se 14 dhjetori do të jetë ditë pune për të gjithë të punësuarit e institucioneve shtetërore e njëjta do të zbatohet edhe për çerdhet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, sipas vendimit të Qeverisë, të shtunën më 14 dhjetorë nga sektori publik do të zbatohet aksion për pastrimin e mjedisit jetësor.

punonjësit do ta kompensojnë ditën e lirë të 2 janarit të këtij viti, që Qeveria e shpalli ditë jo pune për të gjitha institucionet e shtetit.