Pandemia bëri që shumë politikan të bënin lidhje direkte nëpër studio televizive në pamundësi për të qenë pjesëmarrës dhe prapavija ishte kryesisht libra.

Këta politikan provonin të tregonin që ishin të lexueshëm, por pothuajse asnjëri nga ta nuk kishte shumë tituj.

Por, në mesin e politikanëve gjen edhe shembuj interesant. Krenar Xhaferi, këshilltar i ministrit të Infrastrukturës, ka deklaruar 25 mijë euro libra në Agjencinë Kundër Korrupsionit, apo mbi 5 mijë tituj librash, që është një rekord i deklaruar nga zyrtarët publik.

Biblioteka e Xhaferit është pasuruar me tituj që nga viti 1965 dhe është e trashëguar nga prindi i tij, profesor Xhafer Xhaferi, njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Xhaferi ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet në mesin e shumë librave që i ka në bibliotekën familjare.