E premtja e datës 13, është sinonim i fatit të keq dhe paragjykimeve të shumta , madje këto mendime arrijnë deri në atë masë saqë disa njerëz anulojnë fluturimet, nuk lidhin marrëveshje biznesi dhe nuk martohen në këtë datë.
Në SHBA, janë 21 milionë njerëz të cilët bojkotojnë punën e tyre për arsye të fobisë, ka konstatuar Qendra Amerikane e Menaxhimit të Stresit dhe Instituti t Fobisë në Ashvill të New York’ut. Frika nga kjo ditë i sjellë Amerikës 800-900 milion dollarë humbje, çdo të premte të 13.
Fobia nga kjo ditë radhitet ndër dhjetë fobitë më të shpeshta në SHBA. Por a është e arsyeshme të qëndrojmë kaq të rezervuar ndaj një dite që teknikisht është sikurse të gjitha të tjerat?
Natyrisht që jo, thonë shkencëtarët. Ju mund ta merrni cilëndo datë të kalendarit, ose cilëndo ditë në histori dhe do të shihni që në secilën prej tyre ka pasur ndonjë ndodhi “të çuditshme.” Sidoqoftë këtu kemi radhitur 13 ngjarje tragjike ose thjeshtë ngjarje të rastit që kanë ndodhur të premten e datës 13.
1. 13 tetor 1307 – Oficerët e Mbretit Filipi IV, të Francës, bastisën shtëpitë e kalorësve të vendit, të cilët kishin qenë ushtarë gjatë kryqëzatave, duke i burgosur me mijëra prej tyre nën akuzat për aktivitete ilegale.
Asnjëra nga këto akuza nuk është vërtetuar asnjëherë, mirëpo qindra të burgosur u torturuan në tentim për t’ua nxjerrë rrëfimet për “krimet e tyre” dhe qindra prej tyre humbën jetën sipas librit “Tregime për Tempullin e Kalorësve” të Warner Books, 1995.
2. 13 gusht 1521 – Pushtuesi Herman Kortes, mori peng Kuauhtemokun, të cilit ia mori Spanjën dhe shënoi fundin e Mbretërisë Azteke. Sipas Muzeut Nacional Smithsonian të Historisë Amerikane, Kortes u vetshpall sundimtari i ri i vendit dhe e riemëroi vendin Mexico City.
3. 13 nëntor 1789 – Bazuar në dokumentet e qeverisë së SHBA’ve, Benjamin Franklin shkroi “Gjithçka duket premtuese dhe jetëgjatë; por në këtë botë nuk ka asgjë të sigurt, përveç vdekjes dhe taksave.
4. 13 shtator 1940 – Sipas raporteve të gazetës britanike The Guardian, pesë bomba gjermane goditën Pallatin e Bukinghemit dhe në të njëjtën kohë e shkatërruan Pallatin Shapel, si pjesë e fushatës bombarduese të Hitlerit “Blitz”.
5. 13 qershor 1952 – Një aeroplan suedez DC-3 u zhduk mbi ujërat ndërkombëtare të Detit Baltik. Kjo ngjarje u bë e njohur si “Afera Katalina” sepse një nga dy aeroplanët e shpëtimit të quajtur Katalina, të cilët ishin dërguar për kërkimin e aeroplanit DC-3, ishte sulmuar nga forcat sovjetike. Sipas BBC’së, në vitin 1991, forcat ajrore sovjetike kishin pranuar që e kanë rrëzuar edhe aeroplanin DC-3.
6. 13 korrik 1956 – SHBA’të dhe Britania e Madhe, sipas një raporti të gazetës “The New York Times,” i ndalën provat ajrore të armëve bërthamore të cilat po i procesonte India dhe Jugosllavia.
7. 13 nëntor 1970 – Një stuhi e madhe e Azisë Jugore vrau 300.000 njerëz në Chittagong të Bangladeshit, dhe shkaktoi përmbytje të cilat vranë më shumë se 1 milion njerëz.
8. 13 qershor 1986 – lindën binjakët Mary-Kate dhe Ashley Olsen.
9. 13 janar 1989 – Virusi “Të premtën, më 13” preku qindra kompjuterë të firmës IBM, në Britani të Madhe, duke fshirë komplet programet dhe duke shkaktuar kaos, marrë parasysh që virusët në atë kohë ishin diçka e re dhe e panjohur.
10. 13 tetor 1989 – Mesatarja Industriale e Doë Jones pësoi rënien e dytë më të madhe që kishte pësuar ndonjëherë. Kjo ngjarje që ata e quajtën mini-aksidenti i së premtës së 13, shënoi rënien e kësaj kompanie për 190.58 pikë. Sot, kjo rënie nuk llogaritet as në top 10-shen e rënieve më të mëdha.
11. 13 mars 2009 – Dështoi premiera e filmit “SAW – The Ride”, në Parkun Thorpe të Anglisë. Ky dështim sipas mediave britanike kishte ndodhur për shkak të problemeve të vogla teknike.
12. 13 gusht 1999 – 100 vjetori i lindjes së Alfred Hitchcock’ut.
13. 13 shtator 2013 – Data e planifikuar për shfaqjen e 13 të serisë së filmave që tematikë kishin horrorin e së premtes së 13.
Comments are closed for this post.