Moska zyrtare sot ka kumtuar se dy oficerë ushtarakë rusë kanë humbur jetën në frontin e Ukrainës.
“Kolonelët Vjaçeslav Makarov dhe Evgenij Brovko vdiqën ‘heroikisht’ në Ukrainë”, deklaroi në brifingun zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov.
Luftimet janë intensifikuar ditët e fundit, ndërsa Moska pretendon se ka zmbrapsur një sulm ukrainas në vijën e frontit të gjatë 95 kilometra në lindje të Ukrainës.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se gjatë ditëve të fundit, “armiku bëri një përpjekje masive për të thyer mbrojtjen e ushtarëve rusë, në veri dhe në jug të Bahmutit”.
Comments are closed for this post.