Familja e Carly Ann Harris, e cila vrau në mënyrë brutale të bijën e vogël, ka deklaruar se ajo duhej të ishte në burg. Në dhjetor, Carly u shpall e pafajshme për vrasje pasi juria ra dakord që nëna e vajzës vuante nga skizofrenia.
Harris u dënua me një urdhër spitalor pa kufizim kohor, kjo do të thotë se ajo nuk mund të gjykohet për vrasje për shkak të përgjegjësisë së zvogëluar.
Por, motra e saj mendon se drejtësia nuk është vënë në vend dhe beson se ajo duhet të mbyllet në burg.
Carly besonte se e bija ishte një engjëll i rënë nga qielli dhe se duhej ta sakrifikonte për të vërtetuar besimin e saj te Perëndia.
38-vjeçarja i kishte thënë një doktori se ajo ndihej shumë e qetë dhe se kishte bërë gjënë e duhur pasi kishte vrarë të bijën, Amelia Brooke Harris, në shtëpinë e saj më 8 qershor të këtij viti.
Tani vetë familja e saj e ka përshkruar nënën si “djalli vetë” duke shtuar se ajo e ka vendin prapa hekurave.
Comments are closed for this post.