Geoffrey Hinton (75), i cilësuar si “Babai i inteligjencës artificiale (AI)”, njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga Google, duke thënë se zhvillimet në fushën e inteligjencës artificiale ishin “të tmerrshme” dhe se ishte i penduar për punën e tij në këtë fushë.
Sipas lajmit të BBC-së, Hinton, i cili dha një deklaratë për “New York Times”, dha dorëheqjen nga pozicioni i tij në Google, duke thënë: “Më vjen keq për punën time në inteligjencën artificiale për shkak të rreziqeve të mundshme që lindin nga zhvillimet në këtë fushë”.
Hinton deklaroi se Chatbot-et e inteligjencës artificiale nuk janë më të rrezikshëm se qeniet njerëzore për momentin, por disa nga rreziqet e tyre të mundshme janë mjaft të frikshme dhe deklaroi se ai është i mendimit se ato mund të jenë më inteligjente se qeniet njerëzore në të ardhmen e afërt.
Duke theksuar se “Chatbot” së shpejti mund të kapërcejë nivelin e njohurive që ka truri i njeriut, Hinton tha: “Ajo që po shohim tani është se GPT-4 po eklipson një person për sa i përket sasisë së informacionit të përgjithshëm që ka, po zgjerohet dallimi ndërmjet tyre. Nuk është aq i mirë për sa i përket krahasimit, por ai mund të bëjë krahasime të thjeshta”.
Duke vënë në dukje se pret që procesi të zhvillohet mjaft shpejt, duke pasur parasysh ritmin e progresit, Hinton tha se për këtë arsye duhet të shqetësohemi. Ai preku gjithashtu mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale për qëllime keqdashëse, duke theksuar se ky do të ishte një “skenar makthi”.
Ai paralajmëron se inteligjenca artificiale ka një rrezik të mundshëm si “Më duhet të marr më shumë fuqi”.
“Unë arrita në përfundimin se lloji i inteligjencës që po zhvillojmë është shumë i ndryshëm nga inteligjenca që kemi”, tha ai.
“Ne jemi sisteme biologjike dhe këto janë sisteme digjitale. Dallimi më i madh midis sistemeve digjitale dhe sistemeve biologjike është se ata mund të kopjojnë informacionin që kanë në një platformë ose robot tjetër”, tha Hinton.
“Unë jam 75-vjeç, është koha për të dalë në pension”
Duke iu referuar dorëheqjes së tij nga Google, Hinton theksoi se mosha e tij ishte efektive në vendimin e tij për t’u larguar nga Google.
“Unë jam 75 vjeç, kështu që është koha për të dalë në pension”, tha ai.
“Ne vazhdojmë të kemi një qasje të përgjegjshme ndaj AI-së. Ne jemi vazhdimisht duke inovuar me guxim ndërsa përpiqemi të kuptojmë rreziqet që lindin”, tha Jeff Dean, kreu i njësisë së inteligjencës artificiale të Googles, në një deklaratë për dorëheqjen e Hintonit.
Hulumtimi pionier i Hintonit mbi mësimin e thellë dhe rrjetet nervore artificiale hapi rrugën për sistemet ekzistuese të Inteligjencës Artificiale (AI) si ChatGPT-ja.
Comments are closed for this post.