Dorëheqja këtë paradite u është dërguar shërbimeve dhe e njëjta do t’i dorëzohet Arkivit të Qeverisë, tha për “TV21” Goran Milevski tashmë ministër në largim, i cili paraprakisht paralajmëroi se do të tërhiqet nga pozita e kryetarit të partisë PLD.
Largimi i tij nga politika, siç sqaron, është për arsye personale. Kjo është dorëheqja e parë në qeverinë e Kovaçevskit. Si ministër për vetëqeverisje lokale përflitet emri i Risto Penovit ndërsa brenda partisë po udhëhiqen bisedime që ai ta pranojë funksionin e ministrit.
Pas largimit të Milevskit gjithnjë e më të zëshme janë paralajmërimet për rikonstruktim të mundshëm të qeverisë.
Nga LSDM-ja thonë se nëse do të ketë rikonstruktim, do të vendosë qeveria.
Comments are closed for this post.