Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 1.280.332 doza të vaksinës, ndërsa 547.105 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 12.022 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 4.179 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullatës mbi 40 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 28% e popullatës 18-39 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga MSH.

Nga MSH njoftojnë se qytetarët pa termin po vaksinohen në pikat ekzistuese vaksinale nëpër Maqedoni, ndërsa fëmijë nga 12 deri 18 vjet vaksinohen me pëlqim nga prindi.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe janë e vetmja mënyrë për ta mposhtur pandeminë. Vetëm me vaksinim të plotë parandalohet forma e rëndë e sëmundjes dhe ulen mundësitë për infektim dhe vdekje nga virusi”, thuhet në fund të njoftimit.