Siç raportojnë nga MIA, në deklaratën e nënshkruar nga 20 deputetë të Parlamentit Evropian i bëhet thirrje Bullgarisë të jep dritë të gjelbër që Bashkimi Evropian dhe Maqedonia e Veriut të nisin bisedimet.
Deputetët e të gjithave partive politike në Parlamentin Evropian kërkojnë të shfrytëzohet mundësia e sotme dhe të fillojë konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata në letër paralajmërojnë se bllokimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do ta rrezikojë kredibilitetin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor dhe i bëjnë thirrje Bullgarisë dhe RMV-së të gjejnë kompromis për çështjet bilaterale në mënyrë që të mos ketë anulim të sërishëm të procesit.
Sipas tyre, Bullgaria duhet të japë dritën e gjelbër sa më shpejt, ndëresa Maqedonia e Veriut duhet të investojë në çdo përpjekje të mundshme për zgjidhjen e kontesteve.
Letra e nënshkruar është nga raportuesi për Maqedoninë E Veriut në Parlamentin Evropian dhe deputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk si dhe nga deptuetë tjerë.
Comments are closed for this post.