Disa teste të bëra nga një kompani farmaceutike tregojnë se një nga shkaktarët e kancerit janë disa substanca përbërëse të barnave, që përdoren për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, shkruan CNN.

Barnat që përmbajnë valsataran, losartan dhe irbesartan janë hequr nga tregu që nga korriku i vitit të kaluar, për shkak se përmbajnë disa kimikale që konsiderohen të jenë kancerogjene. Sipas Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve, dimetilformamida është një përbërës i dëmshëm për mëlçinë si dhe ka veti kancerogjene. Kjo substancë ka qenë e pranishme në shumë produkte farmaceutike, materiale dhe bojëra.

Përderisa ende ky studim nuk është mbështetur nga Qendra e Barnave dhe këto substanca nuk janë hequr nga tregu plotësisht, ekspertet sugjerojnë, që personat të cilët tanimë janë duke u trajtuar me këto barna të mos i heqin nga përdorimi pa u konsultuar me doktorin përkatës.