Dje në orët e mëngjesit është djegur vetura e ish zv.drejtorit të Doganës, Irfan Buçit. Vetura është djegur nga persona të panjohur. Irfan Buçi ka qenë zv/drejtor i doganave si kuadër i BDI-së, më pas kaloi në LD-në e Mexhitit. Ekipet e policisë dhe hetuesisë po merren me zbardhjen e rastit, nga Irfan Buçi nuk ka reaguar deri tani.