Një i moshuar është gjetur i pajetë në një shtëpi të djegur në Kërçovë, njofton MPB. Me datë 09.12.2023 në ora 04:45 në Drejtorinë e Policisë Kërçovë është raportuar se në një shtëpi në Kërçovë në pronësi të T.J.(79) nga Kërçova ka shpërthyer zjarri. Gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve, sipas policisë, pronari i shtëpisë ka gjetur vdekjen. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës, ndërsa ekipi inspektues nga DPB Kërçovë ka kryer hetime.