Përveç një shtëpie, dje në Kumanovë është djegur edhe një banesë në rrugën “Karadçki odredi” në lagjen “Tode Mendol”. Në zjarr është përfshirë kuzhina, dhoma e ditës dhe dhoma e gjumit, informuan sot nga njësiti zjarrfikës i Kumanovës.
Ky zjarr është regjistruar në ora 21:50. Zjarrfikësit kumanovarë kanë intervenuar me dy automjete dhe gjashtë zjarrfikës.
Vetëm një orë më parë është djegur edhe një shtëpi në qendër të Kumanovës, në krahun e rrugës “Goce Dellçev”. Në zjarr kanë intervenuar tre automjete zjarrfikëse.
Dy zjarre janë shuar gjysmë ore pas mesnatës.
Comments are closed for this post.