I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka shprehur mbështetjen e tij për emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se ka ardhur koha që të bëhet përparim i vërtetë në dialog.
“Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak ka të drejtë, është koha e fundit për përparim të vërtetë në dialogun Kosovë – Serbi. Kryejeni!”, ka shkruar Giacobbe.
Lajçak dje është takuar me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Takimi me të dy palët është bërë ndaras.
“Sot i prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre për takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në Dialog. Unë gjithashtu i informova ata për takimin e të hënës të Këshillit të Punëve të Jashtme dhe përsërita pritshmëritë e Shteteve Anëtare. Është koha e fundit për përparim të vërtetë”, shkroi Lajçak në Twitter pas takimeve.
EUSR Lajčák is right, it’s high time for real progress on the Kosovo-Serbia Dialogue. #GetItDone 🇽🇰🇷🇸 #RealProgress https://t.co/9rBMdafc01
— Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) November 17, 2021
Comments are closed for this post.