Një vajzë e 12-vjeçare dihet deri më tani që ka humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi sot Kroacinë. Ndërkohë, në pamjet e filmuara nga mediat që po ndjekin ngjarjen, mund të shihet momenti kur një djalë i vogël nxirret nga një automjet thuajse i shtypur nga rrënojat e një ndërtese aty pranë. Nga pamjet duket se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i vetëdijshëm.
Mediat raportojnë po ashtu se edhe një i moshuar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një tjetër ndërtetsë. Thuhet se ai ishte futur në apartamente disa minuta para tërmetit. I moshuari është tashmë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Rrugët e Petrinjës janë të mbushura nga rrënojat.
Një numër i madh i ndërtesash u dëmtuan dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuarit. Të gjitha brigadat e zjarrfikësve në dispozicion nga Zagrebi janë rrugës për në Petrinja, për të ndihmuar në operacionin e kërkimit dhe shpëtimit.
Comments are closed for this post.