Aty thuhej se të gjitha depozitat e tij financiare si Kryepeshkop i përkisnin Kishës së Shqipërisë, me gjysmën e tyre që do të shkonin për përfundimin e katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’, ndërsa pjesa tjetër do të përdorej për mbështetjen e pagave të klerikëve dhe për zhvillimin e programeve rinore të Kishës.
“Falënderoj Kishën e Shqipërisë për dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt. Depozitat e mia financiare si kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë.
I lutem ekzekutuesve të testamentit tim që gjysma e shumës së këtyre depozitave të përdoret për përfundimin e katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë.
Ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të përdoret në mënyrë të përshtatshme duke siguruar që të ardhurat nga këto investime të përdoren në mbështetjen e pagave të klerikëve dhe për zhvillimin e programeve rinore të Kishës së Shqipërisë”, thuhej në testament.
Comments are closed for this post.