Burgim përjetë për monstrën e Selenicës, Ritvan Zykaj, i cili vrau me kallashnikovë 8 familjarët e tij.

Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi në gusht të 2018-s në Selenicë të Vlorës. Kjo masë e dhënë sot nga Gjykata e Vlorës, ishte kërkuar më herët edhe nga prokuroria.

Kujtojmë se autori nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese gjatë gjithë procesit gjyqësor, ndonëse u mori jetën 8 personave të pafajshëm. 24-vjeçari ditën kur ndodhi ngjarja ishte në drekë familjare, por u largua më herët dhe në gjendje “amoku” iu drejtua banesave të kushërinjve, ku qëlloi pa mëshirë mbi pleq e fëmijë, duke kryer masakren e pashembullt.