Policia dje ka dënuar 39 këmbësorë në Shkup, prej të cilëve 31 kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësor, ndërsa tetë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit.
Gjithashtu gjatë ditës së djeshme janë dhënë 134 urdhra për pagesa dhe 86 makina janë larguar me makinën speciale “karrotreci”.
Nga MPB njoftojnë se nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 18 shoferë, prej të cilëve dy kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit, 14 kanë qenë pa leje për vozitje dhe dy fillestarë.
Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 12 makina, pasi kanë qenë të pa regjistruara.
Comments are closed for this post.