“Cyti Mall” në Shkup është qendra e parë tregtare në Maqedoni, ku do të vendoset stacion për mbushjen e makinave elektrike.

Mbushësi i makinave elektrike, që gjendet në zonën e verdhë të garazhit nëntokësor, poseduesve të makinave elektrike do t’ju ofrojë mundësi që për mbushje dhe parkim të veturave gjatë qëndrimin në qendrën tregtare.

Poseduesit e makinave elektrike do të mund ta shfrytëzojnë mbushësin, nëse paraprakisht dorëzojnë kërkesë për kartelë elektrike për mbushje dhe kartelë për parking.

Ndryshe, numri i makinave elektrike në Evropë nga viti në vit është në rritje, ndërsa Norvegjia dhe Gjermania janë shtetet në të cilat shiten më shumë makina elektrike.