Drejtoria për Ardhura Publike (DAP) njoftoi sot se pagesa nga kthimi i TVSH-së ende është rrjedhë e sipër, e cila për tre mujorin e parë duhet të përfundojë deri më 31 të këtij muaji.

Nga DAP kërkojnë që qytetarët të kontrollojnë nëse kanë dhënë numrin e saktë të xhirollogarisë dhe nëse është e nevojshme të bëjnë korrigjime në kohë.

Deri më tani, sipas informacioneve të DAP-it, kthimi i TVSH-së është paguar tek mbi 50 përqind e shfrytëzuese të “TVSH-ja Ime”