Në Parlamentin e Danimarkës pa asnjë votë kundër e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
“Vendimet e vështira që u miratuan janë për të ardhmen. Hyrja në NATO nuk do të thotë vetëm siguri dhe stabilitet, por me vete sjell edhe avancim, përparim, ekonomi të fortë, jetë më të mirë për të gjithë dhe perspektiva të hapura për të rinjtë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, që njofton për këtë zhvillim.
Danimarka është vendi i nëntë që e ratifikon Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Comments are closed for this post.