Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi kanë qenë një nga çiftet më të komentuara ditët e fundit pasi është aluduar se Marina është në pritje të fëmijës së parë.

Ndërkohë që vetë ata ende nuk kanë folur në lidhje me këto lajme, burime pranë tyre treguan se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë. Siç duket dyshes nuk ja ndjen fare për lajmet që po qarkullojnë dhe kanë vendosur që këtë verë ta shijojnë në maksimum.

Pas pushimeve në Londër, Marina dhe Geti së fundmi janë nisur në një destinacion përrallor. Dyshja ka publikuar foto nga ishujt Barbados. Barbados konsiderohet si parajsa në tokë nga shumë persona dhe siç duket edhe nga postimet, Geti dhe Marina po e shijojnë shumë.