Deri tani na është thënë se koronavirusi është shumë më I rrezikshëm për të moshuarit, mirëpo si po përfundojnë edhe disa të rinj në gjendje kritike?

Lajmet dhe raportimet se edhe të rinjt po preken dhe vdesin nga COVID-19 janë të vazhdueshme, dhe kjo gjë po del të jetë në kundërshtim me atë se çfarë na është thënë deri tani. Të dielen një 18-vjeçarnga Britania e Madhe, ishte në mesin e 37 personave, të cilët kishin vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje. Gjithashtu, një 36-vjeçare, pa sëmundje ekzituese është në gjendje kritike.

Dr. Rosena Khan, nga spitali I Londrës, ka paralajmëruar të rinjtë, që të veprojnë më me përgjegjësi dhe të mbrohen në mënyra efikase, sikurse ata të moshës së shtyer.

“Disa nga pacientët me gjendjen më të rëndë kanë qenë të rinj”, tha ajo për BBC. “Ne kemi pacientë të cilët janë në të 30-at, kanë qenë të shëndetshëm dhe pa ndonjë sëmundje të mëparshme, por kanë përfunduar në repartet intensive, dhe janë duke luftuar për jetën”, shtoi ajo.

Një pralajmërim I tillë ka ardhur edhe nga Dr. Tedros Ghebreyesus, drejtor gjeneral I OBSH-së, I cili ka thënë se asnjë nga ne nuk është imun dhe i pakapshëm nga virusi. Ai gjithashtu, duke parë që shumë të rinjë nuk jane duke e marre seriozsisht sëmundjen, ka paralajmëruar që nëse nuk mbrohen, ky virus mund t’iu kushtoj me jetë.

Mirëpo çfarë është duke ndodhur në të vërtetë? Na është thënë që personat e vjetër janë të rrezikuar, a mos është duke ndryshuar intensiteti I virusit?

Sipas ekspertëve, kjo është një sëmundje që i sulmon më shumë të vjetrit, mirëpo edhe një pjesë të të rinjve, që do të thotë se mund të infektohen të gjithë grup moshat. Lajmi i mirë është se, ky virus nuk është si virusi spanjoll i vitit 1918, i cili I infektonte më së shumti moshat e reja.

Një studim me 44.000 raste të kofirmuara me COVID-19 në Kinë ka gjetur se kurba e vdekjes rritet me rritjen e moshës. Në mesin e këtyre pacientëve, kishin ndërruar jetën vetëm 0.3% nën 30-vjeç.

Duke iu referuar këtyre shifrave, nëse gjysma e popullsisë së re do të infektoheshin me virus, dhe në mesin e tyre vdesin 0.3%, atëherë kjo përqindje do të konvertohej në 500.000 jetë të humbura në tërë rininë e botës.

Edhe pse të rinjtë mund të vdesin në frekuenca shumë më të vogla, se prindërit apo gjyshërit e tyre, gjithsesi duhet të përgatitemi që do të ketë edhe në të ardhmen persona të moshës së re që do të diagnostikohen me COVID-19.