Për t’u dukur sa më bukur ditën e martesës, gratë kosovare shpenzojnë shumë para, shkruan Express.

Çmimet për grim dhe rregullimin e flokëve për këtë ditë, janë shumë të larta. Në disa sallone shkojnë edhe në rreth 3 mijë euro.

Kjo dëshmohet edhe në një fotografi që po shpërndahet në rrjete sociale.

Një grua ka pyetur në një sallon se sa është grimi dhe rregullimi i flokëve për nuse, e që përgjigja ka qenë 2 mijë e 400 euro.

Madje, edhe ky çmim është me zbritje, prej 3 mijë eurove, sa ka qenë më herët.

“Çmimi për shërbim të nuses ku përfshihet makeup dhe stilim floku kushton 2,400 euro (çmimi është një zbritje nga 3,000). Në çmim nuk përfshihet akomodimi dhe shpenzimet e ushqimit”, thuhet në përgjigjen e sallonit