Çmimi i karburanteve kanë arritur pothuajse nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Britaninë e Madhe.
Sipas të dhënave të Qeverisë, kjo është rritja më e shtrenjtë që nga marsi i 2013-së.
“Çmimi mesatar i një litri karburant ishte dje 1.39 funta. Kjo është shifra më e shtrenjtë që nga marsi 2013”, deklaroi Departamenti i Biznesit, Energjisë dhe Strategjisë Industriale (RAC).
Këto çmime janë rritur me më shumë se 26 centë për litër në 12 muajt e fundit duke shtuar 14 centë në koston e karburantit të një makine familjare me 55 litra.
RAC ia atribuoi rritjen e çmimeve të benzinës disa faktorëve duke përfshirë rritjen e kostos së naftës dhe ndikimin e TVSH-së.
Ndërkohë çmimi mesatar i një litri naftë të hënën ishte 1.43 funta, një rritje më shumë se 2.5 centë nga një javë më parë.
Comments are closed for this post.