Në komunën e Çairit është hapur çerdhja “Bambi” të cilën zv/kryeministri i parë dhe njëherësh kandidati i VLEN-it për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti e ka cvilësuar si më e madhja në Maqedoni.

“Çerdhja më e madhe në Maqedoni hapi sot dyert për fëmijët, në zemër të Çairit. Një hapësirë moderne, e ndërtuar me dashuri për më të vegjlit tanë. Ne nuk bëjmë llafe, ne punojmë. Për Çairin, për qytetarët, për vendin tonë. Urime, Çairi im!”, ka shkruar Mexhiti në Facebook.