Zëvendës kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në një deklaratë për media ka komentuar bllokadën që po e bën partia opozitare në kuvend OBRM-PDUKM.
Sipas tij, bllokada nuk ka asnjë arsye madhore që të ndodh sepse me po të njejtin veprim penalizohen vetëm qytetarët e jo qeveria.
“Opozita po sillet në mënyrë të paarsyeshme duke pasur një bllokadë aktive. Kam pasur një deklaratë në shtator të vitit 2020, një muaj pasi u zgjodha zëvendës kryeministër, dhe ajo deklaratë na futi në një polemikë me opozitën. Unë thashë se nuk kam parë një sjellje kaq të paarsyeshme të opozitës, madje në kohë krize! Bllokada aktive ndodh gjatë gjithë periudhës. E tani, nëse në ndalemi dhe themi se pse nuk kalojnë ligjet, ja pikërisht shkakton probleme kjo bllokadë aktive në kohë krize”, tha Bytyqi.
Ndryshe, bllokada e partisë opozitare OBRM-PDUKM ka disa kohë që ka filluar dhe e njejta pritet të zgjas edhe më tutje, nga OBRM-PDUKM kërkojnë rrëzimin e kësaj qeverie dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Comments are closed for this post.