E irrituar është shfaqur Lediana në puntatën e sotme në “PërPuthen, ndërsa iu kthye Antonelës, pasi kjo e fundit e quajti dje “burrë me buzë silikoni”.

Lediana tha se ajo nuk ka shkuar në emision për të bërë sherr me Antonelën, ndërsa i kërkoi produksionit të merrte masa ndaj saj për ofendimin

Debati:

Lediana: Habitem sesi kjo më ofendon dhe produksioni nuk merr masa

Antonela: Ua mos qajë

Lediana: Kjo kërkoi të merrej masë ndaj mua se i prisha takimin

Antonela: Kjo tregon se un jam reale

Bora Zemani: Kur ke mungesë etike, nuk do të thotë se je reale

Lediana: Duhet të reagoni, kjo më thotë mua zotëri dhe nuk reagon askush, si mund të bëhet kjo? Unë nuk kam ardhur këtu të luftoj me Antonelën. Dhe është po kjo që thotë që femra duhet të respektohet dhe më ofendon mua në studio.