Marco Verrati duket se i ka dhënë fund martesës me partneren e tij të hershme, Laura Zazzara, me të cilën ka dy djem, Tommason dhe Andrean.

Sipas medieve rozë, mesfushori italian i PSG-së, ka rënë kokë e këmbë në dashuri me modelen kamariere, Jessica Aidi.

Ata janë njohur në një restorant në Paris. Gjithsesi, Marco vijon të jetojë në të njëjtën shtëpi me bashkëshorten e tij. Ai i ka dhënë “like” një fotoje sensuale të Jessicas, duke vërtetuar aludimet se është lidhur me bukuroshen në fjalë.

E në fakt, nëse u hedh një sy fotove të modeles, e kupton që Verrati nuk ka mundur të shmangë tundimin për të patur në krah një “ngjalë”…