Uendi Morton, Nënsekretarja Parlamentare për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikë në Britani të Madhe, ka dalë me qëndrim zyrtar pas takimit me të dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Morton shkruan që ajo ia ka rikonfirmuar Lajçakut se Britania e Madhe e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.
“Unë e rikonfirmova mbështetjen e Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi në takim me Të Dërguarin Special, Miroslav Lajçak. Ne u pajtuam që të vazhdojmë të ndërtojmë mundësi që të sigurojmë mundësitë për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit nga e cila do të përfitonte i gjithë rajoni”, u shprehë Morton në postimin e saj.
Comments are closed for this post.