Në vazhdën e aktiviteteve kulturore, dje në Saraj u mbajt edicioni i 5 me radhë i festivalit “Shkupi Folk Fest 2021”, organizuar nga shoqëria kulturore artistike “Shqiponja” dhe Komuna e Sarajit.

Si i ftuar special ishte kryetari i kuvendit të RMV-së z.Talat Xhaferi, i cili e shpalli këtë festival të hapur.

Blerim Bexheti në fjalimin tij të rastit përshëndeti të pranishmit, ju dëshiroi argëtim të këndshëm si dhe bëri të ditur që Komuna e Sarajit ka përkrahur dhe do të vazhdon të përkrah gjithmonë evente të tilla.

Me përformansat e tyre na nderuan shoqnitë kulturore artistike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe këngëtari i njohur Arian Agushi (Gold AG). Veçanërisht festivalin e begatuan Grupi i motoristëve ‘Shqiponjat’ nga Zvicra.

Ndryshe ky festival mbahen për herë të pestë “Shkupi Folk Fest 2021” në mbështetje të komunës së Sarajit.