Biznesmeni, Ramiz Kelmendi, ka njoftuar se është i gatshëm të ofroj 50 mijë euro për strehimin e afganëve në Republikën e Kosovës.

Ai tha se e kupton ndjenjën se mirë çfarë do të thotë ta lëshosh atdheun.

Postimi:

Të nderuar miq Amerikan dhe Qeveri Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Shprehë gatishmërinë time, për mbështetje fillestare financiare në vlerë prej 50 mijë eurosh, për strehimin e qytetarëve Afgan që do strehohen në Republikën e Kosovës.

Unë, familja ime dhe qytetarët e vendit tim e kuptojnë mirë çfarë do të thotë ta lëshosh atdheun e nuk e harrojmë asnjëherë kontributin dhe rolin e Qeverisë Amerikane dhe kombit amerikan për rikthimin, riatdhesimin tonë, në Kosovën tonë të dashtur!

Falë këtij kontributi ne sot, i gëzohemi jetës dhe zhvillimit të shtetit tonë!

Zoti e bekoftë Amerikën!

Ne jemi të bekuar me ju!

Me respekt;

Ramiz Kelmendi