Këngëtarja e famshme botërore, Beyonce, ka shkëlqyer me fustanin e dizajnerit kosovar, Valdrin Sahiti.

E për këtë sukses të mikut të saj, ka reaguar këngëtarja Elvana Gjata.

Elvana ka shpërndarë në InstaStory një foto të Beyonce me fustanin e dizajnuar nga Valdrin Sahiti.

Ajo ka shkruar se Beyonce ka tre vjet që kërkon të bashkëpunojë me Valdrin Sahitin.

“Ka 3 vjet që mbretëresha të do, të kërkon dhe sot më në fund shkëlqen me Valdrin Sahiti”, ka shkruar Elvana.

Diva e muzikës dhe bashkëshorti i saj, Jay Z kanë marrë pjesë në Clive Davis pre-Grammy Gala në fustanin e kuq të satenit, duke shfaqur format e saj të mrekullueshme të trupit, shkruan Gazeta Express.

Këngëtarja ka zgjedhur që të mos vendosë asnjë stoli duke lënë që fustani i dizajnerit shqiptar të thotë fjalën e tij.

Fustani i dizajnuar nga Valdrin Sahiti i ka zbuluar këmbën dhe gjoksin artistes me trupin bombastik, ndërsa duket se është argëtuar shumë në këtë fustan, teksa ka pozuar shumë e qeshur në fotot që ka ndarë me fansat në Instagram.

Kjo nuk është hera e parë që Beyonce zgjedh të vishet nga kreatorë shqiptarë për një nga festat e rëndësishme që ajo ndjekë gjatë vitit.

Beyonce gjatë muajit dhjetor u shfaq në një fustan elegant të Kujta&Meri, të cilin e veshi për të marrë pjesë, bashkë me bashkëshortin Jay Z në festën e organizuar për ditëlindjen e mikut të tyre, reperit dhe biznesmenit të njohur, Diddy.

Ajo ka postuar edhe disa fotorafi ku duket bombastike, ndërsa tregon të gjitha detajet e fustanit, i cili duket se i ka pëlqyer shumë.