Një hundë e vogël e harkuar, buzë të trasha e flokë të gjatë… një bel i hollë dhe një trup me përmasa 90-60-90 janë konsideruar tiparet ideale përsa i përket syrit kritik të shoqërisë.

Edhe pse jo të gjithë i arrijmë këto standarde të vendosur nga industria e bukurisë, kemi gjetur mënyra të tjera alternative për t’i arritur.

Standardet e bukurisë na janë imponuar edhe më shumë me futjen e rrjeteve sociale gjerësisht në jetët tona.

Kështu në një farë mënyre, mund te themi se këto standarde na kanë ndikuar deri në atë pikë ku nuk jemi ndjerë të kënaqur me veten dhe dëshira për t’u dukur më bukur e më rehat me pamjen tonë na ka shtyrë të kryejmë ndërhyrje estetike.

Natasha Crown është e reja e cila i hyri rrugën së pandalshme të operacioneve plastike dhe rezultatin e shihni fare mirë në fotot e mëposhtme.

Ajo ishte vetëm 20 vjeç kur bëri ndërhyrjen e parë dhe pas kësaj nuk diti më të ndalej.

Pamja e saj sot është me plot gojën e frikshme.

Në fotot e fundit shihet ndryshimi që ajo ka pësuar ndër vite.

Natasha dukej shumë herë më e bukur kur ishte natyrale sesa tani pas harxhimit të mijërave euro dhe ndërhyrjeve të panumërta.