Ish-modelja dhe stilistja italiane Marta Marzotto ka dhënë së fundmi përgjatë një interviste për revistën “Sette” 10 këshilla që lidhen me dashurinë, ndjenjat dhe jetën. Ajo ka theksuar ndër të tjera se falja duhet të jetë pjesë e jona, por jo harresa.

1.Bëni seks pa problem nëse keni dëshirë. Mos bëni si unë sot që jam e braktisur dhe e humbur.

2.Fluturoni lart. Vendosni në punë fantazinë. Nëse nuk keni një histori dashurie, shpikeni. Në kinemanë e jetës unë kam qenë protagonistja dhe i kam luajtur të gjitha rolet.

3.Flisni pak për veten dhe atë që keni në mendje, kurrë për seksin, por kërkoni të jeni gjithmonë protagonistë.

4.Nuk ka komplekse ndaj tabuve. Askush nuk do t’ju falenderoj nëse jeni besnikë. Mos koleksiononi, ama kapni momentin.

5.Bëjeni hapin e parë nëse e dëshironi diçka. Kështu mund të keni gjithçka që doni.

6.Fituesi është ai që ikën, por është e kotë të ikni nëse ai nuk ju ndjek. Bëjeni t`ju ndjekë.

7.Xhelozia duhet të jetë në masën e duhur, tërhiqe perin e mos e këput.

8.Jini sa më të shtrenjtë që të jetë e mundur. Sa më shtrenjtë shitesh aq më shumë vlen. Sigurisht, brenda mundësive të tua.

9.Falni, por mos harroni. Ndërkohë kujtoni… Edhe tek falja më totale mbetet diçka.

10.Mund të duash përjetësisht, për sa kohë je besnik i ndjenjave.