Thënë thjesht, Bebe Rexha ndihet rehat me veten e saj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk kishte qëllim që të thyente rrjetin kur publikoi në ditën e datëlindjes së saj këtë foto: nudo, duke lyer buzët shtrirë në dyshemenë e një tualeti.

Në lidhje me këtë, Bebe ka folur për E! News teksa përgatitej të performonte në sfilatën e NYFW.”Ju betohem për çdo gjë që s’e kisha planifikuar.”- është shprehur Bebe.

Ajo ka qenë duke u përgatitur për një koncert, kur stilisti i saj i flokëve hyri dhe bëri foton.

Thjesht mendoi: “Wow, dukem seksi dhe nuk e di nëse do dukem ndonjëherë më kaq seksi dhe ndihem mirë me veten. Kështu që do e postoj.”Dhe krahë atyre që e kritikuan për foton e shpërndarë, ishte dhe i ati i saj:

“Tashmë jam në fakt një grua plotësisht e rritur. Babi më tha: “Oh zot. Të lutem fshije në moment.” Dhe unë i thashë që jo, nuk kishte për të ndodhur.”

Bebe është ndër të paktat këngëtare që pranon se nuk është ndjerë gjithnjë mirë me trupin e saj, por gjithçka ndryshoi kur filloi të “praktikojë” dashurinë për veten.

Pra, thjesht thoni gjëra të këndshme për veten dhe pranojeni atë.