Dje në periudhë prej ora 13 e 30 minuta deri ora 15 e 30 minuta, punonjësit e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, me urdhër të gjykatësit kanë kryer bastisje në shtëpinë e 64-vjeçarit K.H. në fshati Glloxhë të Tetovës, për shkak të dyshimeve të ,, Përpunimit ilegal, mbajtjes ose tregtisë me armë dhe materie shpërthyese,,.
Gjatë bastisjes, janë gjetur 185 plumba për pistoletë të kalibrit 7,62 milimetër dhe 40 plumba gjithashtu për pistoletë të kalibrit 6,35 milimetër, për të cilat K.H. nuk ka poseduar dokumentacion përkatës.
Plumbat e gjetur janë foto dokumentuar dhe konfiskuar për ekspertizë, ndërsa K.H. është privuar nga liria për zbardhje të plotë të rastit.
Comments are closed for this post.