Konform afatit të Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës deri tek Komisioni më së voni deri nesër duhet t’i dorëzojë të dhënat për të punësuarit në administratën shtetërore dhe komunale, administratën e Bashkisë së Shkupit, si dhe për administratën publike, për formimin e Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ).

KSHZ është e obliguar në afat prej pesë ditëve, apo më vonë deri më 21 shkurt t’i formojë Komisionet Komunale Zgjedhore, në bazë të të dhënave të marra nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Sot, megjithatë, skadon afati në të cilin KSHZ dorëzon kërkesë deri tek partitë politike të pushtetit dhe opozitës, të cilët në zgjedhjet e fundit për deputetë kanë marrë më shumë vota, të parashtrojnë propozime për anëtarë dhe zëvendës të tyre për shkak të formimit të këshillave zgjedhorë për Përfaqësitë konsullore diplomatike (PDK).

Deri nesër Ministria e Punëve të Jashtme, deri tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i dorëzon të dhënat për diplomatët të punësuar në PDK përkatëse për shkak të formimit të këshillave zgjedhorë, Komisioni duhet t’i formojë këshillat më së voni deri më 21 shkurt.