Bashkia e Shkupit, me qëllim të stimulimit të banorëve të Shkupit që të përdorin biçikleta, ka shpallur thirrje publike për subvencionimin e një pjesë të shpenzimeve të qytetarëve të rrethi të Shkupit për blerje të biçikletave.
“Me këtë thirrje, Bashkia e Shkupit qytetarëve të cilët do të blejnë biçikleta nga dita e publikimit “11.03.2019) të thirrjes publike, deri më përfundim të saj (30.06.2019) do të heq një pjesë të shpenzimeve gjatë blerjes së biçikletave”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Shkupit.
Mjetet të cilat do të subvencionojë Bashkia e Shkupit janë 50 për qind të çmimit të biçikletave, por jo më shumë se 3.000.00 denarë për person.
Thirrja publike do të realizohet sipas principit “i ardhuri i parë, suksesi i parë”.
Comments are closed for this post.