Bashkia e Shkupit sot ka shpallur dy thirrje publike. E para ka të bëjë me subvencionimin e qytetarëve të rajonit të Shkupit për blerjen e trotinetëve elektrik në vitin 2019, si dhe subvencionimin e qytetarëve të Shkupit për blerjen e biçikletave në vitin 2019.
Thirrja e parë publike për subvencione për trotinetë elektrik i përfshinë të gjithë qytetarët (banorë të Shkupit) që do të blejnë trotinetë prej 01.01.2019 deri më 30.11.2019. Në këtë thirrje Bashkia e Shkupit do të kompensojë 30 përqind të vlerës së trotinetëve elektrik, por jo më shumë se 7 mijë denarë për person, duke përfshirë edhe tatimin personal. Kjo thirrje do të realizohet në bazë të parimit “kush vjen i pari, i pari shërbehet”.
Ndërsa sa i përket blerjes së biçikletave, Bashkia e Shkupit do të kompensojë 50 përqind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3 mijë denarë, duke përfshirë edhe tatimin personal. Edhe kjo thirrje do të realizohet sipas parimit “kush vjen i pari, i pari shërbehet”.
Bashkia e Shkupit thekson se vitin e kaluar për herë të parë ka dhënë subvencione për trotinetë elektrik, ndërsa ishin dorëzuar 117 kërkesa.
Comments are closed for this post.