Ata janë një nga çiftet më të përfolur të showbizit shqiptar. Po flasim për blogeren Armina Mevlani dhe djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, jeta e të cilëve komentohet për çdo detaj.

Së fundmi ka qenë vetë Armina që ka zbuluar fragmente nga bashkëjetesa me Shkëlzenin në një rrëfim të gjatë për revistën’ Elite’, ku nuk ka munguar as tregimi i variantit të vërtetë se si është njohur me të fejuarin e saj. Sipas ish-miss Shqipëria, në fillim ajo nuk e ka ditur se djali simpatik që po “gjuante” ishte i biri i ish-kryeministrit Sali Berisha.

‘Në fakt forma sesi jemi njohur ka qenë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri -tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndierë në largësi atë ditë. Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Unë pyeta një mikeshë kush mund të ishte, pasi as unë dhe as ajo nuk e dinim kush ishte. Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg. Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjeshtë duke komunikuar si fillim…Më pas u takuam dhe filloi gjithçka’, thotë Armina.