Me 12.03.2019 në ora 14.15 në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup, autobusi i JSP, i drejtuar nga S.S.(53) nga Shkupi e ka goditur këmbësorin I.Xh.(66) nga Shkupi, transmeton Almakos.
I.Xh. është lënduar rëndë dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
Comments are closed for this post.