Në Komisionin e historianëve për çështjen mes Bullgarisë dhe Maqedonisë patjetër duhet të ketë të paktën edhe një anëtar shqiptar.Historiani Zejni Mazllami në emisionin Clik Plus tha se në këto bisedime duhet të kërkohet pjesa jonë e historisë.
“Tek historia ne duhet të kërkojmë pjesën tonë, të trajtohemi si palë”, tha Zejni Mazllami – Historian.
A e kemi kërkuar deri më sot?
“Jo. Duhet të kërkojmë pjesën tonë të paktën të jemi palë e bisedimeve për historinë për politikën për identitetin është problem i të dyja palëve”, theksoi Zejni Mazllami – Historian.
Historiani Naser Miftari theksoi se shqiptarët janë qytetarë të këtij vendi dhe duhet të kyçen në proceset të cilat ndodhin në shtet.
“Sa i përket shkencës si histori, ajo nuk kërkon sepse faktet e saj do të flasin vetë.
Por në rastin konkret kur shkencës i përplaset politika atëherë edhe njëherë mendimi është që të jemi prezent në çdo komision, pse sepse kërkohet kompromis nënkupton lëshim i asaj që unë e them shkencë edhe unë pasi jam qytetar i këtij vendi dua të jem i kyçur në të gjitha komisionet dhe në të gjitha proceset të cilat ndodhin në shtet”, deklaroi Naser Miftari – profesor i Hisotrisë.
Edhe opozita kërkon, që në revidimin e librave shkollorë, në komision patjetër duhet të ketë shqiptarë.
“Ne vazhdojmë të jetojmë këtu në Maqedoni si një popull i përkohshëm dhe me një histori që e mësojnë të vegjlit tanë shqiptarë dhe që nuk ka të bëjë aspak me rilindësit tanë por ka të bëjë më tepër me një histori të gënjeshtërt dhe të rrejshme e cila u imponohet atyre”, deklaroi Ziadin Sela – Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Sela po ashtu tha se kontesti Shkup-Sofje, në bazë ka çështjen e disa figurave historike, por problemi është më i gjerë se kaq, ndërsa faktori politik shqiptar aspak nuk merr pjesë në tema të një rëndësie të këtillë. Për këtë çështje pyetëm edhe ministrin e Jashtëm Bujar Osmanin por ai nuk u përgjigj./TV21
Comments are closed for this post.