Aleanca për Shqiptarët ka ndërprerë anëtarësinë e Muhsin Arifit dhe e ka shkarkuar atë nga pozita e kryetarit të Degës së ASH-së në Saraj. Siç thotë ASH, ky vendim u mor gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Komisionit të Etikës. Muhsin Arifi, U.D. drejtori i Spitalit të Specializuar për Gjeriatri, dyshohet se ka kërkuar 100 mijë euro për të pranuar një pacient në spital, për të cilin kishte informacione se ishte në gjendje të mirë financiare. Ai u arrestua nën dyshime për marrjen e ryshfetit prej 20 mijë eurosh, por kjo, sipas Prokurorisë, në fakt ka qenë vetëm një pjesë e shumës që familja e pacientit ishte e detyruar t’i dorëzonte
“Komisioni i Etikës vendosi ndërprerjen e menjëhershme të anëtarësisë së Muhsin Arifi në ASH si dhe shkarkimin e tij nga pozita e Kryetarit të Degës së Sarajit, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata kompetente.
Kodit i Etikës së ASH-së kërkon që përfaqësuesit politikë të kenë standarde të larta të integritetit moral, ligjor dhe profesional, dhe që anëtarët e strukturave drejtuese të veprojnë në përputhje me ligjin, Programin dhe Statutin e Partisë, duke shmangur përfitimet personale financiare ose materiale.
Bazuar në këtë, Komisioni i Etikës vendosi ndërprerjen e menjëhershme té anëtarësisë së z. Muhsin Arifi në ASH si dhe shkarkimin e tij nga pozita e Kryetarit të Degës së Sarajit, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata kompetente”, thotë ASH-ja.
Comments are closed for this post.