Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka deklaruar se sot gjatë ditës do të publikohen emrat e drejtorëve të ri të ndërmarrjeve publike.

“Procedura ka përfunduar do të informoheni në mënyrë plotësuese. Kur do të publikohen emrat. Shumë shpejtë… gjatë ditës”, deklaroi Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

Një pjesë e madhe e drejtorive në Qytetin e Shkupit janë pa drejtor, pasi drejtorët që vinin nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhanë dorëheqje./Alsat.mk