Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike në Maqedoni Danella Arsovska, në lidhje me masat e para ekonomike që sot u prezantuan nga Qeveria, tha se nuk janë të mjaftueshme.
Sipas saj, kreditë do të ndihmojnë por jo shumë, ndërsa lirimi nga kontributet nuk do të ketë efekt të madh, duke thënë se kompanitë nuk kanë të ardhura dhe nuk mund t’i paguajnë pagat.
“Kompanitë nuk janë në gjendje të mirë, ata nuk kanë paga, nuk kanë të ardhura. Punëtorët filluan të largohen, mirëpo nuk kanë ku të shkojnë. Ata as nuk mund të lëvizin ashtu si dikur. Masat janë të mira, por mbase duhej të ishin miratuar para dy javësh. Tani ata duhet të shkojnë më thellë dhe të ndjekin situatën e vërtetë”, tha Arsovska.
Këto masa, sipas saj, bazohen në tregues nga muaji i kaluar, gjë që i bën ato të paplota në fillim pasi situata ndryshon çdo orë dhe ditë.
Ajo tha se Lidhja e Odave kërkon shtyrje të kësteve të kredive për tre muaj dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike të mos dënojë për tre muaj, nëse nuk paguhen një pjesë tatimeve dhe detyrimeve tjera të kompanive.
Comments are closed for this post.