Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:45 në Bulevardin Sllovenia në Shkup ka arrestuar 37-vjeçarin R.P. nga Shkupi pasi tek i njëjti është gjetur drogë, përcjell TV21. Nga MPB thonë se kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.

“Gjatë kontrollit të automjetit “Fiat Bravo” me targa të Shkupit, poshtë kofanos është gjetur 350 gram marihuanë”, thonë nga MPB.